PËR SHËNDETIN SOT DHE NESËR

 

Produkte natyrale dhe të biodegradueshme për shëndetin e njerëzve duke respektuar organizmin dhe ambientin.

NDËRMARRJA | PRODUKTET | KULTURA | QËNDRUESHMËRIA

Çdo gjë që nevojitet është në natyrë.

Të gjithë jemi të përbërë nga e njëjta lëndë: kodi gjenetik. ADN-ja. Bimë, kafshë, njerëz: të gjithë ne i përgjigjemi të njëjtës gjuhë dhe jemi të ndërlidhur. Ne tek Aboca, kemi mbi 40 vjet që studiojmë kompleksitetin e natyrës për shëndetin e njerëzve, nëpërmjet një itinerari që nga kultivimi biologjik deri te produkti i përfunduar, në çdo proces të tij, duke përjashtuar substancat artificiale. Duke respektuar organizmin dhe ambientin. Kështu lindin produktet Aboca: 100% natyrale dhe të biodegradueshme.

KUSH JEMI

Ne tek Aboca punojmë çdo ditë për të përmirësuar shëndetin e njeriut dhe të planetit. Kjo është arsyeja pse ne krijojmë produkte 100% natyrale dhe të biodegradueshme, duke i kërkuar në natyrë përgjigjet për nevojat e njerëzve, duke respektuar organizmin dhe ambientin.

Ne jemi një ndërmarrje shëndetësore italiane që kujdeset për shëndetin nëpërmjet produkteve 100% natyrale efikase dhe të sigurta, të bazuara në prova shkencore dhe të zhvilluara sipas qasjes së Systems Medicine (Mjekësisë së Sistemeve).

Me një sistem të integruar që shkon nga kultivimi 100% biologjik në kërkimin shkencor dhe deri te prodhimi, tek Aboca gjithçka është menduar dhe ndërtuar për të përftuar nga bimët, pa përdorimin e substancave artificiale, komplekset molekulare natyrale që janë baza e produkteve tona.

KËRKOJMË

KOMPLEKSITETIN E NATYRËS

Kompleksiteti dhe inteligjenca e natyrës janë burime për evolucionin e mjekësisë. Për ne tek Aboca, kjo përkthehet në një mënyrë të re për t’u kujdesur për shëndetin e njerëzve, nëpërmjet veprimit fiziologjik të substancave 100% natyrale, duke respektuar organizmin dhe ambientin.

74 studiues

 

9.5 milion+ euro investime për kërkim shkencor dhe zhvillim

 

32 patenta dhe familje patentash të depozituara dhe të lëshuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

ZHVILLOJMË

ÇELËSAT E INOVACIONIT

Ekzistojnë dy çelësa inovativë për procesin tonë të zhvillimit:

– Inovacioni i konceptit, rilexojmë mekanizmat fiziopatologjikë, me një qasje që nuk kufizohet duke ndërhyrë në simptoma por sheh shkaqet, duke marrë parasysh organizmin në tërësi.

– Inovacioni i produktit, identifikojmë komplekset molekulare natyrale të afta për të bashkëvepruar me organizmin në mënyrë efikase dhe me një raport të favorshëm përfitim-rrezik.

69 linja produktesh

 

74 nevoja shëndetësore të mbuluara

 

16 forma farmaceutike

PRODHOJMË

CILËSI NË ÇDO HAP

FAZA BUJQËSORE

 

Faza bujqësore është thelbësore për marrjen e principeve aktive efikase dhe për të garantuar cilësi dhe standardizim.

Prodhojmë drejtpërdrejt shumicën e lëndëve të para të përdorura, më shumë se 90 lloje.

Adoptojmë një bujqësi moderne dhe industriale, por në të njëjtën kohë të qëndrueshme, duke e konsideruar atë hapin e parë për shëndetin e të gjitha qenieve të gjalla.

KULTIVOJMË BIOLOGJIKISHT

Kultivojmë duke ndjekur me kujdes Rregulloren evropiane e cila përjashton përdorimin e pesticideve me përbërje kimike e OMGJ dhe promovon praktikat ambientale për përzgjedhjen e specieve rezistente ndaj sëmundjeve dhe teknikave specifike të kultivimit (rotacionin e kulturave, plehërimin organik, etj.).

 

RESPEKTOJMË GACP
Prodhimet tona bëhen duke respektuar udhëzimet e Good Agricultural and Collection Practices, linjat drejtuese specifike për prodhimin e bimëve mjekësore.

 

RUAJMË BIODIVERSITETIN

Aboca ka marrë certifikatën e Aleancës së Biodiversitetit, Biodiversity Alliance e cila vërteton cilësinë biologjike të tokave tona dhe ruajtjen e biodiversitetit të tyre.

1.700 hektarë sipërfaqe totale bujqësore

 

100% biologjike

FAZA FARMACEUTIKE

Stabilimentet tona janë të specializuara në administrimin e substancave natyrale për të përftuar produkte të gatshme me cilësi farmaceutike.

Lëndët e para me prejardhje nga faza bujqësore nxirren, fraksionohen, përqendrohen dhe standardizohen për të përftuar komplekse molekulare jo-gjenerike.

E gjitha kjo në sajë të teknologjive të avancuara që bëjnë të mundur arritjen e objektivit pa përdorimin e tretësve organikë por vetëm me përdorimin e përzierjeve të ujit dhe alkoolit dhe teknikave të avancuara të ndarjes fizike si ultrafiltrimi.

92% e mbetjeve të prodhimit dërgohen për rikuperim

 

100% në sajë të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me ndikim të ulët

ZBULO PRODUKTET TONA

20 bustina granulare

IDE DHE VLERA PËR TË NESËRMEN

Ne përhapim kulturë, shkencë dhe stile jetese për të rikuperuar ndërgjegjësimin e lidhjes ndërmjet shëndetit të njeriut dhe natyrës.

 

Gjithmonë kemi hetuar nga pikëpamja shkencore dhe historike lidhjen e thellë ndërmjet natyrës dhe njeriut. Paralelisht me zhvillimin e këtyre njohurive, kemi vendosur të investojmë në ndarjen e tyre si një mjet për zhvillimin kulturor dhe social të komuniteteve në të cilat operojmë.

 

Për këtë arsye japim kulturë nëpërmjet shtëpisë tonë botuese, Aboca Edizioni, me itinerarin tonë ekspozues dhe didaktik, Aboca Museum dhe duke takuar njerëz drejtpërdrejt dhe online, me festivale, ekspozita dhe evente të tjera.
Në këtë mënyrë përhapim vlerat tona, shkëmbejmë ide, ushqejmë debatin dhe hapim horizonte të reja për të nesërmen.

Sepse ndodh që edhe nëpërmjet kulturës ne kujdesemi për të Mirën e Përbashkët, të Mirën e të gjithëve.

QËNDRUESHMËRIA

ANGAZHIMI I ABOCA-s PËR TË MIRËN E PËRBASHKËT

Angazhimi ynë për të krijuar një impakt pozitiv te njerëzit dhe ambienti është i sanksionuar nga statuti ynë i Benefit Corporation dhe vlerësohet e matet sipas standardeve ndërkombëtare me certifikimin B Corp.

Në një kohë kur fjala “qëndrueshmëri” rrezikon të banalizohet, bëhet thelbësore të projektohet e ardhmja me modele dhe veprime që të jenë realisht, sot edhe më të vetëdijshme se nuk ekziston një e mirë individuale e ndarë nga e mira e përbashkët.

Ka më shumë se 40 vjet që Aboca ka treguar se një e ardhme e qëndrueshme është e mundur.

Ne besojmë se një sipërmarrje mund të ketë sukses vetëm nëse është e aftë të kombinojë rritje ekonomike, drejtësi sociale dhe respekt për natyrën.

Për këtë arsye, ne kemi zgjedhur të bëhemi një Benefit Corporation, një formë e re juridike sipërmarrëse, e prezantuar në vitin 2016 në Itali, vendi i parë në botë pas Shteteve të Bashkuara.

BCorp

Jemi një Benefit Corporation, e certifikuar B Corp, me punën tonë ne jemi zyrtarisht të përkushtuar për të sjellë përfitime për komunitetin dhe për ambientin.

 

Për të mirën e përbashkët, për të mirën e të gjithëve.

Distributor:

GLOBALSHER Shpk: Rr. Alla, Nd. 8, H.1,  Selitë, Farkë,1044, Tiranë, Albania

COPYRIGHT © 1998-2022 ABOCA S.P.A. – SOCIETÀ AGRICOLA  P.I. 01704430519